21 Janar 2025

Thaçi: Do ta respektojmë në tërësi vendimin e Gjykatës

Prishtinë, 24 dhjetor - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do të respektohet.

“Do e respektojmë vendimin e Gjykatës në tërësi. Siç parashihet do të dërgojmë prapë statutin dhe amendamentet në gjykatë kushtetuese”, tha Thaçi sot gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Thaçi tha se kjo çështje tani nuk ka nevojë të politizohet.

“Tani i tërë spektri politik duhet të merr përgjegjësi dhe s’duhet të politizohemi. Kjo çështje s’duhet politizuar”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)