20 Janar 2025

Thaçi: Ditëve të ardhshme konstituohet Kuvendi i ri

Prishtinë, 5 korrik -  Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tha se gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe konstituimi i Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet.


Ai siguroi qytetarët se do të punojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Thaçit, fillimi i ndërtimi të autostradës,`Arben Xhaferi`,filloi edhe implementimin e Misioni i Ri.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t\'i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, \"Arben Xhaferi\", projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI, ka shkruar ai përmes facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)