Thaçi: Dialogu me Serbinë do të vazhdojë
Prishtinë, 8 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim emisarin e Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor dhe ish-komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Shtefan Fyle.
Zëvendëskryministri Thaçi falënderoi ish-komisionerin Fyle dhe shtetin çek për mbështetjen dhënë shtetit kosovar në rrugëtim e tij evropian.
\"Marrëveshja për Stabilizim Asociim është hyrje në marrëdhënie kontraktuale me BE-në\" u shpreh Thaçi dhe shtoi se Kosova do të qëndrojë prapa obligimeve të veta ndërkombëtare.
Thaçi tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se marrëveshjet e arritura do të zbatohen. Ai theksoi se Republika Çeke mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit të vendit në BE dhe NATO.
Nga ana tjetër, emisari i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Shtefan Fyle përgëzoi zëvendëëskryeministrin Thaçi për arritjet e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por shprehu shqetësimin e tij me zhvillimet e brendshme politike.
Fyle dorëzoi letrën zyrtare me të cilën autoritetet e Kosovës njoftohen se Praga zyrtare e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Emisari Fyle u interesua edhe për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe u tha se \"Kuvendi nuk bën të jetë vend për \'manovra ushtarake\', por vend i debatit dhe ku zgjidhen problemet\".