Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi shembull për tërë botën
Nju jork, 9 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel duke u bërë shembull për tërë botën.
\"Nesër do të flas në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB, ku do t\'i paraqes të arriturat e fundit në shtetin tonë: organizimi paqësor dhe demokratik i zgjedhjeve lokale në teritorin e tërë republikës; subjektiviteti ndërkombtar është forcuar dhe konsoliduar, sot Kosovën e njohin 105 shtete; Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel duke u bërë shembull për tërë botën; implementimi i marrëveshjeve ka hyrë në fazën dinamike dhe të prekshme për qytetarë të Kosovës; reformat demokratike po vazhdojnë në politikë, ekonomi dhe legjislacion\", ka shkruar ai në facebook.
Thaçi ka theksuar se jemi duke ndërtuar cdo ditë, së bashku me cdo qytetar, Kosovën europiane, të vlerave euroatlantike me vizion që të jemi pjesë e pandashme e OKB, BE dhe NATO