Thaçi dhe Pacolli pajtohen për formimin e qeverisë
Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar.
Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja.
Për më tepër, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për ti siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike.