Thaçi: Demonstrata e '81, sinonim i pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 11 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se sot e 33 vite më parë studentët e Kosovës filluan protestat e para, që u kurorëzuan me demonstrata masive të viti 1981, me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.
"Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve nën Jugosllavi", ka shkruar ai në facebook.
Ai ka shprehur respektin më të lartë për të gjithë ata qytetarë, profesorë dhe intelektualë që u vunë në anën e kërkesave të drejtave të studentëve, që më në fund, u realizuan me krijimin e realiteti të ri të Kosovës, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës