Thaçi dekoroi Agim Bajramin me urdhrin Heroi i Kosovës
Prishtinë, 11 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot anëtarë të familjes së dëshmorit Agim Bajramit, ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendëskomandant i Zonës Operative të Nerodimes.
Me këtë rast, presidenti Thaçi, duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ka dekoruar Agim Bajramin me urdhrin Heroi i Kosovës.
Dekorata iu dorëzua familjes Bajrami. Agim Bajrami ra dëshmor më 10 gusht 1998.