Thaçi dekorohet me Çmimin "Shigjeta e artë"
Vjenë, 21 janar - Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë u dekorua me Çmimin "Shigjeta e artë" për Veprimtari Jetësore nga Kongresi i 12-të i Vjenës që tuboi nobelistë, presidentë, diplomatë, profesorë nga mbarë bota.
Hashim Thaçi këtë cmim e ndau me dy personalitete eminente të bolitikës botërore, me nobelistin dhe ish-Kryetarin e Republikës Jugafrikane Frederik Willem de Klerk dhe politikanin dhe euro-deputetin e njohur austriak Othmar Karas që është edhe nënkryetari i rupit parlamentar EPP në Parlamentin Europian.
Komiteti që ndau këto dekorata u kryesua nga Vaclav Klaus, ish-President i Republikës Çeke, ndërsa fjalë të posacme patën edhe Mohammed El Baradei, laureat i Nobel për Paqe dhe Viktor Yushchenko, ish-President i Ukrainës.
Fjalën e nderit për Zëvendës Kryeministrin Hashim Thaçi e mbajti Ambasadori Wolfgang Petrich i cili ka qenë kryenegociatori i BE-së në konferencën e Rambuillet i cili për Thacin tha se është ndër \"personalitetet që kanë shkruar historinë europiane\" dhe se \"progresi i Kosovës drejt të ardhmes europaine është rezultat i përkushtimit të Hashim Thaçit që një herë e përgjithmonë të mbyllet kapitulli i urrejtjes dhe dhunës etnike në mes shqiptarëve dhe serbëve.\"