Thaçi: Deklarata e Nikoliç, gënjeshtër e kulluar
Prishtinë, 12 mars - Duke komentuar takimin e mbrëmshëm mes baroneshës Ashton dhe delegacionit serb në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky takim ka pasur qëllim të vetëm që Serbisë ti ofrohet edhe njëherë mundësia të pranojë ofertën e Kosovës për asociacionin në veri.
Thaçi i ka quajtur, gënjeshtra të kulluara, deklaratat e Presidentit serb, Nikoliç, të thëna pas takimit me baroneshën Ashton.
\"Deklarata e mbrëmshme e Nikoliç, përveçse tregon një papjekuri nga ana e tij është krejtësisht e pavërtetë, një gënjeshtër e kulluar tradicionale e politikës së Beogradit. Ata humbjet zakonisht i shpallin fitore, ka theksuar Thaçi.
Më tej ai ka shtuar se në takimin e fundit është biseduar për krijimin e asociacionit me komuna serbe.
Sipas tij, një propozim i tillë është përshëndetur edhe nga baronesha Catherine Ashton.
Ndërkaq, sipas kryeministrit Thaçi, homologu i tij serb Ivica Daçiç ka shprehur dëshirën e tij që ky asociacon të jetë një trup politik, që të ketë kompetenca ekzekutive, propozim ky i cili është hedhur poshtë nga pala kosovare.
Pas përfundit të takimit bilateral ne shprehëm gatishmërinë për të mundësuar themelimin e asociacionit të komunave sebe me shumicë qytetarë serb. Baronesha Ashton ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet ku dhe shprehu miratimin e kësaj marrëveshje, ku sipas saj është thelbësore për Serbinë, ka theksuar Thaçi.
Sipas tij, delegacioni i Kosovës i ka bërë të qartë Ashtonit se një proces i tillë duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Delegacioni i Kosovës ka theksuar domosdoshmërinë që ky dialog të rezultojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një marrëveshje e nënshkruar nga të dyja vendet. Kosova dëshiron tiu jap fund problemeve që ka shkaktuar tash e disa vite, vlerësoi ai.