Thaçi darkë pune me miqtë e Kosovës

Në mesin e pjesëmarrësve në darkë ishin Gjenerali Weslye Clark, Ambasadori Frank Wisner, Ambasadori Philip Goldberg, Ambasadori John Menzies, Ambasadori James Pardiew, Ambasadori Daniel Fried, Gjenerali William Nash, James Hooper,Paul Williams, Jason Steinbaum, z. James OBrien, Marshall Harris, Avni Mustafaj, dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme nga të gjitha sferat e jetës.
Gjatë darkës, Kryeministri Thaçi informoi të pranishmit për të arriturat e shumta të Kosovës në përgjithësi, si dhe për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Thaçi vuri një theks të veçantë rëndësisë së implementimit të kësaj marrëveshje. Ai gjithashtu i informoi të pranishmit për procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euro Atlantike.
Kryeministri Thaçi falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë dhe vazhdojmë ti japin Kosovës në të gjitha proceset dhe sfidat që ka kaluar Kosova në 20 vitet e fundit.
Kryeministri Thaçi në vazhdim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nesër do të ketë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan.