19 Janar 2025

Thaçi: Bill Clinton, pjesë e planifikimit të fondit investiv

Prishtinë, 1 mars - Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton që të jetë pjesë e planifikimit për themelimin e Fondit Investiv.

Thaçi në Facebook, ka shkruar se rrjeti dhe eksperienca e Presidentit Clinton do të jenë resurs i mrekullueshëm për funksionalizimin e këtij fondi.

“Kam biseduar me Presidentin Clinton për themelimin e Fondit Investiv për zhvillim të ekonomisë kosovare, ndërmarrësisë dhe krijimin e vendeve të punës. Presidenti Clinton, mik i përjetshëm i Kosovës, shprehu gatishmëri të bëhet pjesë e planifikimit për këtë fond zhvillimor, i cili synon t’i ri-atdheson një pjesë prej 1 miliard euro që Kosova i ka në bankat perëndimore prej privatizimit dhe burimeve tjera”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social Facebook.

Rrjeti dhe eksperienca e Presidentit Clinton do të jenë resurs i mrekullueshëm për funksionalizimin e këtij fondi. Jemi duke përfshirë edhe ekspertë tjerë eminentë në krijimin e këtij gjeneratori të ardhshëm të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social Facebook. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)