19 Janar 2025

Thaçi bën thirrje për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Prishtinë, 22 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, dhe zëvendësit e tij, me të cilët bisedoi për punën dhe të arriturat e këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti Thaçi e mirëpriti finalizimin e raportit vjetor të Avokatit të Popullit, që do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

“E mirëpres raportin dhe mundësinë që Kuvendi i Kosovës të debatojë për të gjeturat e raportit”, tha presidenti Thaçi.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tregoi për të arriturat e deritashme të Ombudspersonit, për sfidat me të cilat po përballet, por edhe për të gjeturat e dala nga puna e këtij institucioni.

“Kemi përfaqësim të duhur të të gjitha komuniteteve. Kemi marrë kompetenca të hetojmë edhe rastet e diskriminimit në sektorit privat. Do të kujdesemi që të luftojmë çdo formë të diskriminimit dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë”, theksoi Avokati i Popullit.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me raportet e publikuara nga Avokati i Popullit dhe bëri thirrje që “rekomandimet e Ombudspersonit të merren parasysh dhe të zbatohen nga institucionet përkatëse”.

Në takim u bisedua edhe për fuqizimin e institucioneve dhe agjencive të pavarura.

“Është qenësore për funksionimin e shtetit të Kosovës që të respektohet pavarësia e institucioneve dhe agjencive të pavarura”, ka thënë presidenti Thaçi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)