19 Janar 2025

Thaçi: Bashkëpunimi Kosovë - Serbi i vështirë, por i arritshëm

Munhen, 2 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në Konferencën e Sigurisë në Mynhen, para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm europianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, ka paraqitur disa teza ne debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Dacic, organizuar enkas për ta shënuar suksesin historik të dialogut.

\"Sot isha panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynhen. Para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm europianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, paraqita disa teza ne debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Dacic, organizuar enkas për ta shënuar suksesin historik të dialogut\", ka shkruar ai ne Facebook.

Sipas tij paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluares. Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë - Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes.

\"Të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do t\'a arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjërë se serbet dhe shqiptarët jane armiq \"organikë\" dhe se kurrë nuk do të mund të bashkpunojnë. Une nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por une besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare\", ka shkruar ai.

Sipas tij Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Cfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)