Thaçi: "Bardhi" ndoqi aktin sublim në akt heroik
Prishtinë, 14 maj Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë përkujtimore, në 15 vjetorin e rënies së komandantit Qamil Ilazi komandant Bardhi, ka deklaruar se Komandant Qamil Ilazi, i njohur me nofkën luftarake Bardhi, hyn në radhën e komandantëve tipik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë në detyrë, në krye të brigadave.
"Ashtu si Agim Bajrami, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra. Duke u bërë shembull i drejtuesit të luftës dhe i luftëtarit të lirisë. Komandant Bardhi, dhe shumë komandantë tjerë, ndoqën po atë rrugë, që me aktin sublim e ngriti në akt heroik, Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jashari. Qamil Ilazi ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare që në moshë të hershme, duke u bërë pjesë e të gjitha përpjekjeve për liri dhe pavarësi", ka theksuar ai.
"Unë jam i vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë. Por, unë dua tju siguroj se Kosova për një periudhë të shkurtër kohore, ka kaluar rekord në të ecurit përpara, shpejtë dhe suksesshëm krahasuar me vendet tjera të rajonit, që kanë dalur nga kriza", ka theksuar ai.
Sipas tij jemi te fundit që e kemi fituar lirinë në rajon. Jemi të fundit që e kemi fituar pavarësinë, por jemi duke ecur shumë më shpejt se shumë vende të tjera që janë të pavarura shumë e shumë vite më parë.