Thaçi: Ati i shenjtë planifikon ta vizitojë Kosovën
Prishtinë, 5 shtator - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook ka thënë se Papa Françesku ka plane ta vizitojë Kosovën.
Thaçi e ka takuar Françeskun dje gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë.
\"Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan. Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar\", ka theksuar ai.