Thaçi: Asnjë veprim nuk mund t'i prishë relacionet me SHBA
Prishtinë, 29 qershor - Asnjë veprimi i izoluar nga kush do qoftë nuk do të mund të dëmtoj relacionin e përjetshëm të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkauar të Amerikës, ka deklaruar kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai e ka dënuar pengimin e ambasadores Tracey Ann Jacobson , nga pjesëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje për hyrje në Kuvendin e Kosovës, ditën kur pritej të ratifikohej marrëvshja për normalizimin e marrdhënieve me Serbinë.
Ndërkaq Jacobson ka publikuar një foto duke treguar të mavijosurat në krahun e saj të bëra atë ditë.
Jacobson ka postuar këtë foto në Twitter ku tregon dorën e saj të mavijosur. Po e përshtat lëndimin tim me fustanin, e ka komentuar ajo.