03 Maj 2024

Thaçi: Asnjë cep i territorit të Kosovës nuk do t’i jepet Serbisë

Prishtinë, 17 nëntor - Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me deklarimet e fundit në skenën politike të Kosovës për shkëmbim territoresh, si dhe lidhur me çështjen e menaxhimit të integruar të kontrollit të kufijve shtetërorë ka deklaruar se asnjë cep i territorit të Republikës së Kosovës nuk do t’i jepet Serbisë.

Ai ka folur për idenë e fundit të paraqitur nga deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Thaçi u ka rikujtuar deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kërkuar që të flas për buxhetin se çështja e territorit është më e rëndësishme.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e njohur nga 86 shtete, me integritetin territorial të respektuar, të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin tim, gjithashtu prezantoj edhe shqetësimin e miqve ndërkombëtarë, që e kanë prezantuar këtë shqetësim në Qeverinë e Kosovës për idetë e fundit të individëve të ndryshëm të skenës politike të Kosovës, që mënyrën e zgjidhjes së problemit të veriut të Mitrovicës, e shohin si opsion me dhënien e atij territori të Republikës së Kosovës, Serbisë, apo me ndryshimin e kufijve apo këmbimin e territoreve", është shprehur Thaçi .

Qeveria e Kosovës sipas tij do të vazhdojë të respektojë në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për respektimin e plotë të integritetitet territorial të Republikës së Kosovës, dhe natyrisht asnjë cep i territorit të Republikës së Kosovës të mos i jepet Serbisë.

Ai ka vlërsuar se ndarja e territorit të Kosovës është një ide shumë e rrezikshme dhe sipas tij befasisht, ditëve të fundit ka deklarime të personaliteteve publike të partive të ndryshme politike, që mënyrën e zgjidhjes së problemit të veriut të Mitrovicës, e shohin si opsion me dhënien e atij territori të Republikës së Kosovës, Serbisë, apo me ndryshimin e kufijve apo këmbimin e territoreve.
 
"Pyetja ime në këtë drejtim, edhe si Qeveri e Kosovës, është se a janë këto qëndrime të partive të caktuara politike, apo vetëm qëndrime individuale", theksoi ai.

Ideja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar dhe kontrollit të kufirit shtetëror, sipas tij është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe ju kisha ftuar të gjithëve me dashamirësinë më të madhe, si kolegë, t’a lexoni mirë, sepse është model evropian, model që e kemi aprovuar vetë.

Sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit për të cilën çështje deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka kërkuar që të sqarohet, kryeministri Thaçi ka thënë se ideja e Qeverisë për menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit shtetëror është në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe ka ftuar të gjithë deputetët që ta lexojnë mirë këtë ligj para se të flasin.

Deputeti Hamiti ka reaguar, duke thënë se nuk mund të devijohet shqyrtimi i Projektbuxhetit me sllogane politike.

“Sot duhet të flasim për buxhetin dhe nuk na ndalon askush që nesër të bisedojmë për këtë çështje”, ka thënë Hamiti, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Thaçi se nuk ka nevojë t’i jap rekomandime që ta lexojë ligjin.

Kjo polemikë ka ardhur pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Halit Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lutfi Haziri përkitazi me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilën deputeti Haziri e ka ngritur si çështje një ditë më parë në media të ndryshme.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)