Thaçi: Askush s'ka të drejtë të arrestojë luftëtarët e UÇK-së
Prishtinë, 26 nëntor - Kryeministri Hashim Thaçi, ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e ish-komandantin e UÇK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së Ditës së Forcës së Kosovës, kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk ka të drejtë të arrestojë luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe as EULEX-i, prapa shpinës së institucioneve të Republikës së Kosovës.
Askush nuk ka të drejtë të njollosë luftën e UÇK-së, e as EULEX-i tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të arrestojë luftëtarët tanë, si deputetin Fatmir Limaj. Kjo është fyerja më e rëndë në këto ditë feste, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.