15 Janar 2025

Thaçi angazhohet për transformimin e FSK-së në ushtri

Dubrovnik, 1 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare, “Dubrovnik Forum“, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin te lira, fer dhe demoktratike, duke përmbushur standardet më të larta demokratike.

“Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës\", ka thënë ai.

Presidenti ka ritheksuar se Kosova, bashkë me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe NATO-n, do të transformojnë FSK-në në ushtri të Kosovës nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është në zbatim e sipër.

Lidhur me dialogun, presidenti ka thënë se Kosova është i interesuar për një dinamikë të re në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)