Thaçi: Adem Demaçi simbol i të gjitha gjeneratave
Prishtinë, 27 dhjetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Adem Demaçi, fituesi i Çmimit Saharov i Parlamentit Europian, është simboli i të gjitha gjeneratave.
Gjysmë shekulli që nga themelimi i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatë e cila dha një plejadë të shkëlqyer atdhetarësh, në krye me Adem Demaçin, fituesin e Çmimit Saharov të Parlamentit Europian, simbolin e të gjitha gjeneratave dhe personaliteteve që u përpoqën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, urimet më të mira për z. Demaçi në këtë fundvit!, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social në Facebook.