18 Janar 2025

Thaçi, 845 milionë euro premtime

Prishtinë, 18 tetor - Premtimet e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi shkojnë mbi 845 milionë euro.

\"Me këtë trend premtimesh, deri në përfundim të fushatës ai do të shterojë buxhetin prej 1.5 miliardë eurosh që ka Kosova. Të dhënat zyrtare të qeverisë, në krye të së cilës është ai vetë, tregojnë shifra të tjera, të cilat dëshmojnë se kryeministri është duke manipuluar me votuesit potencialë\",-shkruan “Zëri”.

Bazuar në linjat zyrtare buxhetore, i gjithë buxheti për investimet kapitale për të gjitha komunat e Kosovës është 126 milionë euro. Ndërsa premtimet e tij për 11 komuna kapin shumën prej 845 milionë euro.

Gjatë hapjes së fushatës në Mitrovicë, lideri i PDK-së ka premtuar se gjatë mandatit që vjen nëse i fiton zgjedhjet, kandidati i partisë së tij, Avni Kastrati do të investojë rreth 150 milionë euro, shumë kjo gati dhjetë herë më e madhe se shuma e investimeve që janë bërë gjatë mandatit katërvjeçar të kryetarit Kastrati.

Sipas raportit të buxhetit të Ministrisë së Financave (MF) shihet se buxheti për investime kapitale i kësaj komune për vitin 2013 ka qenë 3,8 milionë euro. Gjatë vitit 2014 do të jetë 3,9 milionë euro, si dhe gjatë vitit 2015 do të jetë 4 milionë euro.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)