Thaçi: 2014, vit elektoral i zgjedhjeve nacionale
Prishtinë, 5 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se viti 2014, do jetë edhe vit elektoral i zgjedhjeve nacionale.
Ai në Facebook, ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurtë me besimin e qytetetareve, te jetë partia e parë në nivel vendit! PDK punon me optimizmin dhe besimin për fitoren e sigurtë në zgjedhjet nacionale të këtij viti!
\"PDK duke qenë partia më e madhe e qendrës së dhjathtë në Kosovë, do t\'i kultivon vlerat tona tradicionale dhe vlerat themelore të së djathtës europiane si familja, shteti i së drejtës, tregu i lirë dhe orientimi i paluhatshëm Euro-Atlantik!\",ka shkruar Thaçi.
PDK, për Kosovën Europiane - do të korrë fitore edhe më 2014!