19 Janar 2025

Thaçi: 2013-ta, vit evropian për Kosovën

Prishtinë, 19 dhjetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, bëri të ditur se me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe gjithë ambasadorët e vendeve të BE–së në Kosovë, ka zhvilluar takimin e fundit për vitin 2013.

“Viti 2013 për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj ishte viti i konsolidimit dhe forcimit, i rritjes stabile ekonomike, i njohjeve të reja, i anëtarësimit në organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare dhe organizimit të zgjedhjeve të lira të standardit më të lartë demokratik, për herë të parë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe në gjithë territorin e Republikë së Kosovës. Të gjithë kryetarët do të punojnë me ligjet e Republikës së Kosovës,ka shkruar Thaë në rrjetin social Facebook.

Viti 2013 shënon edhe fillimin serioz dhe konkret të normalizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, edhe pse ka mbetur ende shumë për t’u implementuar. Ishte konkludim i përbashkët se viti 2013 ishte vit evropian për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)