05 Maj 2024

Thaçi: 2012 viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur

Prishtinë, 27 janar - Nën drejtimin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, është zhvilluar mbledhjen e rregullt e Qeverisë së Kosovës në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka vlerësuar zhvillimet e fundit të proceseve për Kosovën.

Vizita e komisioneres evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, dhe fillimi i dialogut në procesin  liberalizimit të vizave është një zhvillim i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se “Kemi filluar të punojmë me intensitetin më të lartë në kryerjen e obligimeve dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme dhe të domosdoshme për këtë proces”.

\"Takimi i fundit i Grupit Drejtues Ndërkombëtarë, në Vjenë, ka qenë rast i vlerësimit të suksesit të shtetit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.\"

\"Qeveria e Kosovës është zotuar që të vazhdojë me agjendën e përmbushjes së obligimeve të mbetura nga pakoja e Presidentit Ahtisari, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.

“Dëshirojë të theksoj se është një mbështetje e plotë, unike dhe shumë e fuqishme e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë në zotimin dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  që pavarësia e mbikëqyrur të përmbyllet gjatë vitit 2012”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Dëshiroj që edhe njëherë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të falënderoj të gjitha shtetet e përfaqësuara në Grupin Drejtues Ndërkombëtar. E falënderoje dhe z. Peter Faith për punën e tij korrekte dhe  të përgjegjshme. Ai do të mbetet në kujtesën e qytetarëve të Kosovës si një personalitet që e ka mbështet fuqishëm konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, me parime dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Kryeministri ka theksuar se “Të gjithë në Grupin Drejtues Ndërkombëtar kanë besim, në zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për implementimin e plotë të agjendës së mbetur nga dokumenti i Ahtisarit, që pavarësia e mbikëqyrur të përmbyllet brenda vitit 2012.

Pra, viti 2012 do të jetë viti i Kosovës evropiane, viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, viti i fillimit të funksionimit real të pavarësisë së plotë të shtetit të Kosovës”.

Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtarë të Shkencës, i cili do të përbëhet nga pesëmbëdhjete anëtarë, në këtë përbërje:

Fetah Podvorica, Emine Bakalli, Zymer Neziri, Naser Sahiti, Shyqeri Nimani, Isa Haxhiu, Nexhmi Rexha, Alush Musa, Eda Vula, Radivoje Mancic, Bajram Berisha, Zejnullah Gruda, Jusuf Krasniqi, Dukagjin Popovci, Sefrik Dogmak

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit të UÇK-së, Veteranit dhe pjesëtarit të UÇK-së dhe të Internuarit të UÇK-së. Komisioni përbëhet nga këta përfaqësues:

Azem Syla–Ish-Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së- Kryesues,Faik Fazliu  ZVL të UÇK, Zyra e Kryeministrit,Fadil Rracaj– Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale,Jahir Demaku– Ministria e FSK, Sami Lushtaku –  ish-Zona Operative e Drenicës e UÇK-së, Sadik Halitjaha –  ish-Zona Operative e Pashtrikut e UÇK-së, Shkumbin Demaliaj – ish-Zona Operative e Dukagjinit e UÇK-së, Rrahman Rama – ish-Zona Operative e Shalës e UÇK-së, Qelë Gashi – ish-Zona Operative e Llapit e UÇK-së, Shukri Buja – ish-Zona Operative e Nerodimes e UÇK-së, Ahmet Isufi – ish-Zona Operative e Karadakut e UÇK-së, Avdi Raci – ih-SHP i TMK-së, Muharrem Xhemajli – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  Xhavit Jashari-  Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj-  Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Rrustem Berisha– ish-Ministria e Mbrojtjes,

Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për zbatimin e nenit 7 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi miratohen ndryshimet për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projekte kapitale shumëvjeçare në bazë të nenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)