Thaçi: 10 qershori i 99-s, ditë e kthesës së madhe për popullin tonë
Prishtinë, 10 qershor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ditën e çlirimit, duke thënë se 10 qershori i vitit 1999 ka shënuar fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë.
Ai ka shkruar në profilin e vet në Facebook se 10 qershori 99-s ishte ditë e kthesës së madhe për popullin tonë, mbi themelet e së cilës është ndërtuar shteti i Kosovës.
Thaçi ka vlerësuar se 17 vite pas vendi ynë është në rrugë të mbarë për ta jetësuar aspiratën për një Kosovë anëtare të BE-së dhe NATO-s.
Dita e 10 qershorit 1999 ishte ditë e kthesës së madhe për popullin tonë. Kjo ditë shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë. Mbi themelet e kësaj dite kemi ndërtuar shtetin tonë. Sot, 17 vjet më pas, ne jemi në rrugë të mbarë për ta jetësuar aspiratën për një Kosovë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Të bashkuar si 17 vjet më parë, ne duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe ta transformojmë atë në zhvillim të vendit dhe në mirëqenie të qytetarëve, ka deklaruar Thaçi.