Teuta Rugova në listën për deputete në LDK
Prishtinë, 11 maj - Vajza e presidentit t6ë ndjerë të Kosovës, Teuta Rugova , ka hyrë në listën për deputete në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur besimin e subjektit politik që ridrejton se do ta përkrahë Teutën në synet e saja të mëtutjeshme.
Kjo u bë e ditur në një konferencë me gazetarë, ku u bë e ditur edhe futja në listë e Teuta Rugovës.
Ndërkaq, Teuta Rugova, është shprehu e lumtur që do të angazhohet në LDK, pasi që siç tha ai kam lindur në kohën kur është themeluar LDK-ja .
Siç ka thënë babai im, Ibrahim Rugova, LDK-ja për popullin është shpresë e lirisë , k thënë Teuta, duke shtuar se ky subjekt politik për popullim është synim i lirisë dhe i pavarësisë.
Në anën tjetër, lideri i LDK-së, Mustafa, ka përkujtuat kohërat e mëparshme të shtëpisë së Rugovës, ku sipas tij, në këtë vend janë themeluar bazat e shtetëndërtimit të Republikës së Kosovës.
Kurse, sa i përket Teutës, ai ka thënë se ajo e ka mbështetjen e plotë të LDK-së, psi që ajo do ta prezanto gjeneratën e saj të re.
Teuta do ta ketë hapësirën e saj për ti mbrojtur inter4esat e gjeneratës së saj, ku më pas ata do të jenë më aktiv në vendimmarrje, në mënyrë që të rinjtë të jenë pjesë aktive e shoqërisë, ka thënë Mustafa.
Ai njëherit ka falënderuar Teutën për angazhimin e saj në LDK, duke i shprehur mbështetje të plotë në këtë subjekt politik