Tërnava u uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë
Prishtinë, 23 dhjetor - Me rastin e Festës së Krishtlindjeve, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, në të cilin atij dhe të gjithë besimtarëve katolikë u uron Kërshëndellat, me urimet tona më të sinqerta me dëshirë për shëndetin, lumturinë dhe mirëqenien Tuja.
Më tutje, Myftiu Tërnava shkruan se festat fetare te populli ynë çdoherë kanë qenë vlera e virtyte që na kanë bashkuar, duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin dhe shfaqë bindjen se kështu do të jetë gjithmonë, njofton Krysesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.