Terminet për vizat gjatë festave të fundvitit në javët e ardhshme
Prishtinë, 24 tetor - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë ka bërë të ditur për të gjithë personat, të cilët synojnë t'i kalojnë festat e Kërshëndellave dhe Vitit të Ri në Gjermani, që terminet e nevojshme për kërkesa për viza t'i caktojnë në javët e ardhshme, në mënyrë që të mos krijohen pritje të gjata, respektivisht që vizat të mund të lëshohen në kohën e duhur, para fillimit të udhëtimit.
Në rast të parashtrimit të mëvonshëm, pasojë mund të jetë që viza të mos mund të lëshohet më
për periudhën e dëshiruar të udhëtimit.