Tensionet politike nuk do të barten në shoqëri

Prishtinë, 28 janar - Njohësi i rrethanave politike në vend dhe atyre të sigurisë, Arben Qirezi ka vlerësuar se polarizimi në Kosovë ekziston vetëm në nivelin politik e jo në atë shoqëror.
Ai ka mohuar mundësinë që tensionet aktuale politike të barten në shoqëri, shkruan Epoka e re.
Sipas Qirezit, alternativa më e mirë në këto rrethana do të ishte nisja e një dialogu ndërmjet subjekteve politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.