Tendat në shesh kanë leje deri më 8 mars
Prishtinë, 26 shkurt - Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ka lëshuar leje subjekteve politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe Nisma që të vendosen me tenda në sheshet \"Skënderbeu\" dhe \"Ibrahim Rugova\" nga data 23 shkurt, deri më datën 8 mars.
\"Së këndejmi tendat e vendosura në këto dy sheshe janë aty me leje dhe në mënyrë të ligjshme. Heqja e tyre nga Policia e Kosovës po bëhet me veprim të njëanshëm dhe pa asnjë justifikim\", thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.