18 Janar 2025

Të rinjtë të interesuar të lëshojnë Kosovën

Prishtinë, 30 shtator - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) është jashtëzakonisht i zhgënjyer për gjendjen e të rinjve të Kosovës dhe mosrespketimin e kësaj kategorie aq të rëndësishme për shoqërinë.

E cila çdo ditë po përcillet nga fenomeni në rritje të delikuencës së të miturve, analfabetizmi si dhe procesi i integrimeve të të rinjve të Kosovës kudo në Evropë, theksoi presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani gjatë një takim me student të Universitetit të Prishtinës.

Ajo që tani i duhet në të vërtetë Republikës së Kosovës është që të investojë në sektorin e rinisë mbase pjesa dërmuese e popullatës së Kosovës janë të rinj, duke mos munguar as trysnitë mbi pushtetin qendror, sipas drejtuesit të KREK-ut, Avdullah Hasani, i cili ndër të tjera bën me dije se të rinjtë me të madhe ballafaqohen me papunësinë.

“Të rinjtë e Kosovës, pavarësisht përfundimit të shkollimit universitar dhe diplomimit në lëmi të caktuara, vazhdojnë të jenë shumica e tyre të papunë. Shkak për këtë dukuri, është nepotizmi, sepse edhe po të hapet ndonjë vend i lirë i punës sipas shumë hulumtimeve ato vende janë të porositura edhe kandidatët e partive poltike, ose familjarë e tyre ato pozita janë eksluzivisht të rezervuara për ta, ndërsa ky fenomen po sjellë pakanaqësi te të rinjtë dhe po e zhduk motivin për studime te të rinjtë e tjerë dhe po i orienton ata në çfarëdo forme (edhe ilegale) ta lëshojnë Republikën e Kosovës vetëm për të siguruar një jetë minimale”, ka thënë Hasani.

Në takimin e organizuar nga  studentët Universitetit të Prishtinës nuk mbeten pa u kritikuar ashpër institucionet qeveritare dhe partitë politike, të cilat aspak nuk janë vigjilente sa u përket të rinjve.

“Institucionet përkatëse qeveritare dhe parititë politke po i mbyllin sytë krahas kërkesave të Sektorit të Rinisë dhe nuk i realizojnë kërkesat e tyre e premtimet që tani më i kanë dhënë vetë.\"

\"Duke na shtyrë të besojmë në atë se të rinjtë janë të rëndësishëm për ta vetëm në kohën e fushatave elektorale zgjedhore, që pastaj partitë poltike nuk merren me premtimet e dhëna e aq më pak të bashkëpunojnë me të rinjtë. Për këtë konsiderojmë se fuqia e organizatave rinore krahas qeverisë është më shumë se e vogël”, pohoi Hasani.

Fare në fund të këtij organizimi që po merrnin pjesë afro 130 student , u tha se të rinjtë duhet të besojnë që hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta, prandaj Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës inkurajon të rinjtë e vendit që me kërkesat tona të shndërrohemi në zë gjithnjë e më aktiv për konsolidimin e mëtejmë të rinisë dhe të mos dërzohemi kundruall kërkesave, presioneve, që bëhen nga partitë poltike e që më pastaj na harrojnë. Kosova ka moshën më të re në Evropë dhe kjo është një mundësi, por edhe një sfidë për zhvillim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)