Të rinjtë nuk pyeten për kërkesat e tyre
Prishtinë, 1 tetor - EC Ma Ndryshe sot ka vijuar debatin e katërt me rradhë në kuadër të ciklit të debateve Planifikim urban me pjesëmarrje.
Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe përkthimin e kërkesave të tyre në plane konkrete për adresim në insitucionet përgjegjëse.
Panelist i këtij debati ishte z.Kreshnik Basha nga Caritasi Zviceran, ndërsa pjesë aktive e këtij debati ishin edhe asambleistë, drejtues të insitucioneve shkollore dhe përfaqësues të OJQ-ve që merren me të drejtat e të rinjëve.
Debati u shoqërua me pjesëmarrje aktive në diskutim të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, arkitektë, atistë e urbanistë të rinjë.
Fillimisht në këtë debat u prezentuan të gjeturat kryesore nga dy fokus grupet e mbajtura me komunitetin e të rinjëve, problemet dhe kërkesat e dalura nga këto diskutime si dhe të gjeturat e dalura nga raporti i vitit të kaluar në kuadër të projektit \'\'Qyteti Gjithëpërfshirës\'\'.
Para të pranishmëve u prezentuan edhe rezultatet nga anketa e fundit me 400 respodentë në Prizren mbi perceptimin e qytetarëve për planifikimin urban.
Në të gjeturat kryesore nga anketa me qytetarë rezulton të jetë mos informimi i tyre për ekzistimin e planeve urbane në qytetin e Prizrenit dhe mos pjesëmarrja e tyre në debate publike.
Se u takon të marrin pjesë aktive në debatet publike lidhur me planet urbane, nuk kishin njohuri as të rinjtë e pranishëm në këtë debat. Të pytur nëse janë pyetur ndonjëherë për ato që u shqetëson, të rinjtë e grupmoshave të fëmijërisë së hershme kanë hezituar të përgjigjen.
Ndër të tjera është vënë në pah mosnjohuria e tyre e përgjithshme lidhur me procesin e urbanizmin në tërësi dhe vlerat e trashëgimisë kulturore ne veçanti.
Debati ka nxjerr në pah nevojën enorme të përfshirjes së lëndëve mësimore të cilat do të reflektonin te të rinjtë njohuritë e përgjithshme lidhur me vizionin e qyteteve të së ardhmës dhe fushatave tjera sensibilizuese për nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjëve në planifkimin urban. Të rinjët pjesëmarrës u inkurajuan të bëhen më të zëshëm për kërkesat dhe shqetësimet e tyre!
Cikli i debateve do të vazhdojë me debatin e rradhës \'\'Banorët e lagjes Tusuz dhe planifikimi urban\'\' , që mbahet më 08 tetor 2014 në Prizren.