20 Janar 2025

Të rinjtë historikisht në shërbim të kombit

Prekaz, 5 mars - Një delegacion i të rinjve të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari si dhe ka vizituar kullën, ku janë pritur nga Rifat Jashari , përfaqësues i familjes Jashari , të cilit i kan dorzuar medaljen e pare të tillë të ndarë nga rinia Evropiane e Kosovës” Nderi i Kombit “ për familjen Jashari.

Më  i vjetri i familjes Jashari, Rifat Jashari kishte një mesazh për kreun e KREK-ut  dhe rinin Kosovare ai u shpreh se “Të rinjtë e Kosovës historikisht kanë qenë në çdo kohë në shërbim të atdheut dhe pjesë e lëvizjeve për ta sjell lirin si dhe për ta ndërtuar shtetësinë e Kosovës , ndërsa tani duhet të organizohen më fuqishëm për ta fuqizuar dhe integruar Republikën e Kosovës dhe për ta  dërguar amanetin dhe meshazhin e dëshmorëve dhe invalidve që ran për lirin e vendit”, theksoi , Rifat Jashari gjatë pritjes që u bëri të rinjve.

Ndërsa, presidenti i KREK-ut , Avdullah Hasani tha në këtë ditë të veqant,  Prekazi tashmë tradicionalisht vizitohet nga qytetarët e Kosovës të rijnë dhe të reja, të cilët njoftohen nga afër me historinë e Jasharajve dhe mbushen me frymëzim që të vazhdojnë me punën dhe angazhimet që shumë shpejt edhe si shtet i pavarur dhe sovran të jemi pjesë e lëvizjeve evropiane, derisa theksoi se nuk ka vend tjetër në Republiken e Kosovës ku gjenerata e re mund ta gjej frymzimin për të ardhmen pos Prekazit historik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)