Të rinjtë e LDK-së përkrahin krytarin Isa Mustafa
Prishtinë, 9 dhjetor - Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se të rinjtë e FR të LDK-së, të përfshirë nëpër të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, degë dhe nëndegë, në gjithë tëritorin e Kosovës, shfaqim përkrahjen tonë të gjithë herëshme për Kryetarin e LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në adresat elektronike të medieve është lansuar një njoftim dezinformues që nuk ka të bëjë me aktivitetin e FR të LDK-së.
"Ne të rinjtë e FR të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të donim ti komentonim veprimet dhe qasjen dezinformuese të individeve me qëllime të tilla, mirëpo për hir të informimit të publikut e bëjmë të qartë se FR i LDK-së nuk ka mbajtur mbrëmë kurrfarë takimi në Prishtinë dhe nuk ka debatuar për gjoja pasivizimi dhe margjinalizimi i LDK-së, thuhet në njoftimin e këtij forumi.
Të rinjtë e FR të LDK-së i demantojn deklaratat e lansuara në atë komunikatë dezinformuese në të cilën thuhet gjoja se Forumi i Rinisë i LDK-se kundërshton udhëheqjen e Kryetarit Isa Mustafa.
Këto deklarime nuk janë të vërteta dhe nuk janë dërguar nga strukturat e Forumit të Rinisë.
"Ne të rinjtë e FR të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të përfshirë nëpër të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, degë dhe nëndegë, në gjithë tëritorin e Kosovës, shfaqim përkrahjen tonë të gjithëherëshme për Kryetarin e LDK-se, Akademik Isa Mustafa dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës", thuhet me tej në deklaret e FR të LDK-së.
Në komunikatën në fjalë, të ndërtuar mbi shpifje dhe të pavërteta është keqpërdorur edhe llogoja e Forumit të Rinisë, gjë të cilën ne e dënojmë rëndë, andaj i lusim dhe kërkojmë nga mediet që deklarata të tilla, ku përdoret llogoja e Forumit të dërguara nga individ jo kompetent dhe me qëllime dezinformuese, të mos publikohen pa u verifikuar paraprakisht.
Kërkojmë nga mediet që mos të bijnë pre e individëve me qëllim dezinformimin e publikut dhe e bëjmë të qartë se kompetencat për publikimin e qendrimeve te strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka Zyra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të autorizuara nga kryetari Armend Ibrahimi.