Të rinjtë e LDK-së mbajnë aktivitet me moton Mos na leni mshelë
Prishtinë, 14 shkurt - Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) organizon aktivitet me moton Mos na leni mshelë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Aktiviteti fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Sheshin Ibrahim Rugova, në Prishtinë.
Ndryshe çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit janë dy çështjet që po i mbajnë pezull kosovarët nga lëvizja e lirë në Evropë.