Të rinjtë e Kosovës të kenë më shumë përkrahje
Prishtinë, 15 janar- Një delegacion i Ekipit të Rinisë Evropiane të Kosovës, i kryesuar nga kreu i KREK-ut , Avdullah Hasani, janë pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli , me çrast i ka ndarë mirënjohjen Personalitet i vitit 2015.
Në këtë takim Veseli dhe Hasani, janë dakorduar lidhur me format e bashkëpunimit të KREK-ut me Kuvendin e Kosovës për vitin 2016. Mirënjohja është ndarë në shenje falënderimi për bashkëpunimin institucional dhe përkrahjen e sektorit të rinisë në iniciativa ndërkombëtare të të rinjve nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli.
Presidenti i KREK, Avdullah Hasani ka vlerësuar lartë punën kryetarit Veseli në raport me të rinjtë. Ai ka kërkuar nga Kryetarit i Kuvendit, që të rinjtë e Kosovës te kenë më shumë përkrahje nga institucionet e vendit. Të rinjtë në Kosovë kanë nevojë për më shumë përkrahje nga ana e institucioneve të vendit e vecmas nga institucioni i Kuvendit dhe Presidentit. Ata duhet të përfshihen në vendimmarrje si dhe institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë në antarsimin e Kosovës në sa më shumë organizata ndërkombëtare të të rinjve, ka thënë Hasani.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli , i ka falënderuar përfaqësuesit e KREK-ut, për mirënjohjen e dhënë dhe ka shfaqur gatishmërinë që të përkrahë KREK-un, në aktivitetet të cilat janë në të mirë të integrimit të rinjve kosovar një lloj si bashkëmoshatarët e tyre evropian.