Të rinjtë e Kosovës të gatshëm të kontribuojnë për sigurinë
Kjo gjendje dhe zhvillimet e fundit janë tejet brengosëse, ndaj edhe apelojmë organet gjegjëse të sigurisë të ndërmarin veprime serioze për sigurinë e qytetarëve të kësaj pjese të Republikës së Kosovës.
Stukturat kriminale të Serbisë për asnjë kohë nuk pushuan së vepruari ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës .
KFOR, EULEX dhe UNMIK thuase nuk kanë njohuri të plotë për situatën dhe nuk po e pengojnë funksionimin e këtyre strukturave, të cilat po vazhdojnë hapur traditën kriminale të Sllobodan Millosheviqit.
Jemi të vetdijshëm se për të siguruar një jetë normale dhe shtet funksional demokratik, Qeveria e Kosovës pranoi bisedimet me Serbinë, vetëm si dy shtete të pavarura, biseda këto që fillimisht u quajtën teknike, por ato në vend se të japin rezultate, duket se po e përshkallëzojnë gjithnjë e më shumë situatën, gjë që tregon se Serbia nuk do qetësi në rajon, as paqe, as integrime, derisa është kundër integritetit territorial të një shteti të njohur nga shumica e vendeve europiane, anëtare të NATO-s e vende të tjera të fuqishme botërore. Shpërthimi i fundit, ku vritet njeriu në gjumë dhe rrezikohet paj një familje e tërë nuk do koment.
Ndaj, kërkojmë nga organet e Sigurisë, Qeveria e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i, UNMIK-u që të bashkrendojnë më në fund veprimet e tyre për të sunduar rendi dhe ligji në këtë pjesë kushtetuese të Kosovës:
1. Të shpërbëhen struktrat paralele kriminale dhe të mos lejohen të futen në Kosovë pjesëtarë të MUP-it e liderë provokatorë serbë, dhe
2. Të merren të gjitha masat për kthimin në pronat e tyre qyetarët shqiptarë, ndryshe multietniciteti është i pakuptimtë.
Së këndejmi, ne të rinjtë e Kosovës tërheqim vëmendjen se nëse përgjegjësit për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, pra edhe të veriut, neglizhojnë punën e tyre, situata mund të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit. Për të mos ndodhur kjo veprimet tona duhet të jenë imediate, serioze dhe racionale ndaj edhe bota do ta vlerësojë qëndrimin tonë.