Të rinjtë e kosovar përkrahen nga të rinjtë e rajoni
Prishtinë, 23 tetor - Republiken e Kosovës po e vizitojnë përfaqsuesit e të rinjve nga Turqia, Bullgaria, Greqia si dhe nga Maqedonia e Mali i zi, në kuadër të takimeve me instutucione të ndryshme ata kanë vizituar edhe e ambinetet e punës së Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës ku janë pritur nga Avdullah Hasani Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës me bashkpuntorët e tij.
Të rinjtë që po vizitojn Kosovën vlersuan se është shënuar një përparim i madhë në sektorin e rinisë në Kosovë dhe po ashtu pjesmarrja në vendim marrje dhe përfshirja në jeten instutucionale e të rinjve të Kosovës po vrehet se është në rritje të vazhdushme.
Gjatë takimit u vlersua se me themelimin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës po u hapen dyert të rinjve të Kosovës që të jenë pjesmarrës edhe në organizimet rinore si dhe të senacave ndërkombtare të të rinjve që organizohen në vende të ndryshme Evropes.
Ndërsa Avdullah Hasani udhëheqës i KREK-ut tha se vizita e këtyre të rinjve nga shtetet tona mike është një sinjal pozitiv drejtë rritjes së bashkpunimit mesë vendeve tona në sektorin e rinisë dhe shoqërisë civile që do të thot se të rinjtë e Kosovës tani janë pjesë e gjdo forumi ndërkombtar dhe rajonal e që neve na bënë të ndihemi krenar me formen tonë të organizimit.
\"Ne besojmë po kështu se hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta, prandaj Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës inkurajon të rinjtë e vendit se me kërkesat tona të shndërrohemi në zë gjithnjë e më aktiv për konsolidimin e mëtejmë të saj. Kosova ka moshën më të re në Evropë dhe kjo është një mundësi, por edhe një sfidë për zhvillim.\"
Edukimi i mirëfilltë dhe stimulimi i një shoqërie të mbështetur në dije dhe në shumësinë e ideve, është synim i jonë për të ardhmen.
Ndër shkaqet kryesore të mungesës së perspektivës jetike tek të rinjtë kosovarë, ndër të tjera mundë të veçohen; mungesa e perspektivës ekonomike, pasiviteti politik dhe mungesa e integrimit dhe sensibilizimi organizativ theksoi Hasani deri sa po i njoftonte të rinjtë e Turqis ,Bullgarisë ,Greqisë të Maqedonisë si dhe të Malit të zi me aktivitetet e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.
Të rinjtë e këtyre shteteve që po qëndrojn në Kosovë i ofruan të Evropianve të rinjë Kosovar përkrahje për aktvitetet e tyre.