Të rinj gjakovarë i bashkohet Partisë së Drejtësisë
Prishtinë, 4 prill - Partia e Drejtësisë, dega në Gjakovë, ka ndarë libreza për dhjetëra të rinj të cilët iu bashkuan këtij subjekti politik.
Në këtë ceremoni, përveç drejtuesve të degës, ishin të pranishëm edhe lideri Ferid Agani, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi dhe anëtarë tjerë të kryesisë nga qendra.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, njëherësh Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në fjalën e tij drejtuar të rinjve pjesëmarrës në këtë aktivitet, tha se kjo parti në vetën e saj gërshëton një varg vlerash me të cilat identifikohet dhe si e tillë ajo mundohet ti prezantojë sa më denjësisht përpara qytetarëve të saj në pozita të ndryshme udhëheqëse qoftë në nivel lokal apo qëndror.
Kryetari i degës Gjakovës, Bahri Bokshi, për ndër të anëtarësimit të Kryetarit të Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës i dhuroi një mirënjohje dhe një vizatim të gravuar të qytetit të Gjakovës.
Në fund për anëtarët e rinjë të kyqur në PD u shpërndan libreza anëtarësimi nga e Kryetarit të Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.
Në mesin e atyre që ishin ftuar për të ligjeruar ishte edhe imami nga Gjakova, Valon Myrta i cili foli për gërshëtimin e fesë dhe politikës si dy sisteme që në vetën e tyre kanë synim rregullimin e jetës shoqërore në tërësi.