20 Janar 2025

Të përsëritet tradita me LDK-në

Prishtinë, 20 maj -  Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka shprehur optimizëm se kjo parti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 qershor, do ta udhëheq Qeverinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në e cila, sipas tij, do të dalë në opozitë. Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit.

“Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Duke shtuar se platforma e AAK-së “Drejtimi i Ri” është modeli për mposhtjen e së keqes. Ai ka thënë se lista e AAK-së për deputetë është më e mira, më gjithëpërfshirësja dhe më e fuqishmja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)