12 Mars 2025

Të mërkurën mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror

Prishtinë, 29 korrik - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës  në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetari Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeveparlamentare, ka vendosur që të mërkurën, më 31 korrik, Kuvendi tëmbajë  seancën e fundit të sesionit pranveror, para se deputetët tëshkojnë në pushim vjetor.

Sesioni vjeshtor, ndërkaq, fillon të hënën e dytë të muajit shtator. 

Në këtë seancë parashihet të ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare të lidhura nga Qeveria e  Kosovës.

Kuvendido të ratifikoj Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizëndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane përInvestime që rregullon aktivitetet e Bankës Evropiane për Investime  nëKosovë, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjetRepublikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim –Financimi i dytë shtesë për projektin e pastrimit të sektorit tëenergjisë dhe të bonifikimit të tokave – CLRP,

Po ashtu pritette ratifikohet edhe  Projektligji për Ratifikimin e MarrëveshjesFinanciare „ISTISNA’A“ dhe Marrëveshja për Agjencinë „ISTISNA’A“ përfinancimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës Milloshevë – Mitrovicë,Rruga M2, e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BankësIslamike për Zhvillim.

Në vazhdim do të shqyrtohet për herë të  parë Projektligji për Fshatin Zym i Hasit, kurse  për herë të dytë do tëshqyrtohen: Projektligji për të huajt, Projektligji për BashkëpunimJuridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, Projektligji për  ndryshimindhe plotësimin e Ligjit nr.  04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen ekufirit shtetëror.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë edheProjektligjin për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira nëmenaxhimin e integruar të kufirit, Projektligji për Shtetësinë  eKosovës, Projektligji për Azil, Projektligji për parandalimin dheluftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtën e viktimave të trafikimit,Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-174 përfinancimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjinnr. 04/L-058, si dhe  Projektligji për mbrojtjen e burimeve tëgazetarisë.

Edhe në këtë seancë, ndërkaq, deputetë do të kenërastin të bëjnë  deklarime jashtë rendit të ditës dhe  të shtrojnëpyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
   
Kryesia,në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar  Raportin e shpenzimeve ë Kuvenditpër gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, duke e tumir vlerësimin eKomisionit për Buxhet dhe Financa  se raporti në fjalë ofron një pasqyrëtë përgjithshme për nivelin e shpenzimeve, sipas Programit të Kuvenditdhe i njëjti i përmbushë obligimet ligjore për raportim që dalin ngaLigji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Komisionirekomandon Kryesisë që të miratohet  Raporti i shpenzimeve të Kuvendittë Kosovës për vitin 2012.
   
Duke e shqyrtuar kërkesën eKomisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,lidhur me Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës – AKK, Kryesia kakonstatuar se në këtë agjenci, të paplotësuar me anëtarë dhe pa kryetar(vetëm me ushtrues detyre), kanë ndodhur parregullsi të shumta, andaj kakërkuar nga Komisioni që të sqarojë dhe t’i precizojë rekomandimet përmbarëvajtjen e AKK-së.
   
Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar  përvizitën e realizuar ne Gjermani nga Komisioni për Buxhet dhe Financa (prej 9-15 qershor 2013).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)