23 Dhjetor 2024

Të mërkurën Kuvendi vijon me seancat e papërfunduara

Prishtinë, 24 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga  kryetari, Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare,  u vendos që të mërkurën më 26 janar, me fillim nga ora 14, të vijohet me seancat e papërfunduara.

Kryesia, po ashtu mori vendim që seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar me temën: gjendja e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të mbahet ditën e enjte me fillim nga ora 11.

Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi do të vijojë me seancë të rregullt plenare, në të cilën është paraparë që të zhvillohen dy debate, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)