Të mërkurën Kuvendi mblidhet në seancë plenare për Mocionin
Prishtinë, 5 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka shqyrtuar kërkesën e grupeve parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryesia vendosi që konform Rregullores së Kuvendit, seanca të mbahet të mërkurën, më 10 maj 2017, në orën 10:00, lidhur me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë.