19 Janar 2025

Të mbrohet prona nga uzurpimet e Manastirit të Deçanit

Prishtinë, 7 janar - Këto ditë në komunën e Deçanit është duke u bërë një përpjekje për ta parandaluar një të keqe e cila lidhet me aspiratën e Manastirit Ortodoks Serb në këtë komunë për t’i uzurpuar dy pronat publike të kompanive ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ me gjithsejtë 23 hektar.

Në kundërshtimin e kësaj të keqe është shquar “Shoqata e historianëve ‘Ali Hadri’ e kësaj komune e cila nuk po has në mbështetje të kësaj kauza as nga komuna e Deçanit, as nga Akademia e Shkencave të Kosovës, por as edhe nga instancat më të larta të pushtetit.

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsiderojmë se kjo është çështje e cila duhet të merret më seriozisht nga të gjithë, me qëllim të parandalimit të kësaj aspirate uzurpuese të Manastirit e cila duke e shfrytëzuar ‘diskriminimin pozitiv’ në njërën anë dhe neglizhencën e pushtetarëve në anën tjetër, po gllabërisin tokën e cila përndryshe është vitale dhe mund të jetë shumë e dobishme në shumë sfera për të gjithë qytetarët e Deçanit.

Ne konsiderojmë se është koha e fundit që të reagohet dhe të parandalohet kjo e keqe.

Prandaj në këtë konflikt ne mendojmë se janë të nevojshme dhe urgjente edhe shpjegimet profesionale juridike edhe arsyetimet ekonomike – tregtare edhe ato historike dhe të tjera me qëllim që t’u kundërvihemi Manastirit të Deçanit e cila po bënë çmos që ta shtrij territorin e saj gjithmonë duke e luajtur rolin e viktimës sidomos para faktorit ndërkombëtar.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)