19 Janar 2025

Të martën vazhdon seancae pa përfunduar e 6 shkurtit

Prishtinë, 12 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës  në mbledhjen e saj të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që të martën të vazhdojë punimet seancën e papërfunduar e 6 shkurtit.

Deri nesër pritet, ndërkaq,  të harmonizohen rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina\".   

Në mbledhjen plenare të së enjtes, më 13 shkurt,  pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të  rregullta:koha për  deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë Propozim-programin e  punës së Kuvendit për vitin 2014.
   
Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen tetë projektligje. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për regjistrimin  e bujqësisë,  Projektligji për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror, Projektligji për Shërbimin mjekësor emergjent, Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe  Projektligji për sigurimin shëndetësor.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe Projektligji për Skemat pensionale të financuara nga shteti.

Pasi e ka shqyrtuar Propozimin  për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Mediave, Kryesia ka vendosur që atë ta radhisë si pikë të fundit të rendit të ditës, duke kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që deri ditën e enjte t’i propozojnë të nëntë anëtarët e këtij komisioni ( PDK dhe LDK nga dy anëtarë, kurse grupet e tjera nga një anëtar).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)