16 Janar 2025

Të martën Kuvendi do të debatojë për Haradinajn

Prishtinë, 7 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, vendosi njëzëri që të martën, më 10 janar, në orën 11:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohet lidhur me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë.

U vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve, e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)