Të inkriminuarit mbajnë peng Kosovën
Prishtinë, 17 mars - Pavarësisht që Kuvendi i Kosovës është zotuar që në janar të vitit 2009 se edhe Kosova shumë shpejt do të futet në mesin e atyre shteteve që kanë hartuar dhe po e fusin në zbatim Ligjin e lustracionit, për pastrimin e figurave të larta publike nëpër institucionet e shtetit, që janë ose mund të dalin me dosje kriminale të së kaluarës së afërt apo të largët, këtë detyrë lidershipi kosovar akoma nuk e ka marrë për trajtim serioz.
Ekspertët e sundimit të ligjit konsiderojnë se Kosova po humb shumë kohë në nxjerrjen e një ligji të tillë dhe kjo është duke ndodhur pikërisht nga fakti se janë vetë njerëzit me dosje në institucionet kyçe të shtetit ata që pengojnë për të pasur institucione me njerëz të pastër dhe të ndershëm.
/Kosova Sot/