Të imponohen ndryshimet kushtetuese në Maqedoni
Prishtinë, 21 mars - Publicisti i njohur Kim Mehmeti i ka kritikuar liderët e shqiptarëve të Maqedonisë për mosmbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre në këtë shtet.
Ai ka thënë se dy partitë më të mëdha, BDI-ja dhe PDSH-ja, nuk kanë vullnet dhe as forcë ti imponojnë ndryshimet kushtetuese për ta bërë Maqedoninë shtet me demokraci dyetnike konsensuale.
Në këtë intervistë për Epokën e re, Mehmeti ka bërë me dije se shqiptarët nuk duhet tua japin legjitimitetin institucioneve kryesore të këtij shteti pa këto ndryshime kushtetuese. Po të donin, BDI-ja e PDSH-ja këtë do ta realizonin qysh moti. Do të mjaftonte sa për fillim ta linin Maqedoninë pa qeveri e pa parlament. Pra, do të mjaftonte palës maqedonase ti thoshin se pa ndryshimet e duhura kushtetuese shqiptarët nuk do tu japin legjitimitet as Presidentit, as Qeverisë, as përbërjes parlamentare. Nëse do ta thoshin këtë, Gruevski nga tri herë në ditë do tua luante vallen e Shotës, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, është turp ta përbësh mbi 30-përqindëshin e popullatës së një shteti e të mos dish politikisht të faktorizohesh. Duke i parë gjërat nga ky këndvështrim, unë vuaj që dikush të më përgjigjet në këtë pyetje: çkërkojmë ne shqiptarët e këtushëm në Parlament dhe Qeveri, pa e formuar paraprakisht Parlamentin e Shqiptarëve të Maqedonisë, nga ku do të dilnin me projekt konkret për një shtet me zgjidhje kushtetuese për një demokraci konsensuale dyetnike, është shprehur ai.
Para se të unifikohen, ka thënë Mehmeti, shqiptarët e Maqedonisë duhet të mësojnë të mendojnë shqip. Sipas tij, të mendosh shqip nuk do të thotë ti urresh e ti dëmtosh të tjerët, por të dish të dallosh çështë vetëm e jotja, e çka është ajo me të cilën mund të bësh tregti politike. Sa iu përket zgjedhjeve që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, Mehmeti ka deklaruar se shqiptarët edhe kësaj radhe do ta zgjedhim vasalin shqiptar që do ti shërbejë sunduesit maqedonas.
Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar ka folur edhe për mbledhjet e përbashkëta në mes të qeverive shqiptare, duke e vlerësuar si praktikë e mirë që duhet ndjekur. Pra, le të takohen sa më shpesh, ngaqë ashtu do të mësohen të mendojnë shqip, do të kuptojnë se kur nuk e ka mirë shqiptari i Preshevës, smund të jetë mirë as ai i Sarandës, ka thënë Mehmeti.