03 Maj 2024

Të hënën rinis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 17 nëntor - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka bërë të ditur se raundi i radhës i dialogut teknik me Beogradin pritet të mbahet më 21 nëntor ditë e hënë.

Kryenegociatorja Tahiri ka thënë se në takimin e radhës do të diskutohet për çështjen e bashkëpunimit rajonal, telekomin, energjinë si dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.

“Me Cooper kemi biseduar edhe për përgatitjet për mbajtjen e raundit të radhës, por ende nuk është konfirmuar nëse mund të mbahet të hënën e ardhshme. Mirëpo, mund të them se kjo është një datë preliminare, por këtyre ditëve mund të saktësohet”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka thënë se në takimin e radhës së dialogut do të diskutohet për çështjen e bashkëpunimit rajonal, telekomin, energjinë dhe për menaxhimin e integruar të kufijve. Po ashtu, Tahiri ka thënë se bisedat me Cooperin janë përqendruar edhe në çështjen e kompletimit të planeve për implementimin e katër marrëveshjeve që ende nuk janë duke u zbatuar.

“Të gjitha përpjekjet janë që më 20 nëntor të arrihet pajtimi në mes të palëve për implementim, ku do të përfshihet dinamika dhe datat e implementimit që janë në kuadër të kërkesës së Qeverisë së Kosovës dhe timen si kryenegociatore, që më 20 nëntor duhet të fillojë zbatimi i katër marrëveshjeve: lëvizja e lirë, njohja reciproke e diplomave universitare, kthimi i dokumentacionit kadastral dhe regjistrave civilë”, është shprehur Tahiri.

Tahiri ka thënë se në këtë fazë Cooper është duke biseduar me të dyja palët lidhur me arritjen e një marrëveshje të mundshme për menaxhimin e integruar të kufijve.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Edhe nëpërmjet videokonferencës ia bëra të qartë Cooper se ne pajtohemi ta zbatojmë modelin e menaxhimit të integruar të kufijve me Serbinë, në të njëjtën mënyrë siç e kemi zbatuar me Shqipërinë e Maqedoninë. Një marrëveshje të tillë jemi në rrugë të mbarë ta arrijmë edhe me Malin e Zi”, ka thënë Tahiri.

Në vazhdim ajo ka treguar se në parim Qeveria e Kosovës është e gatshme për një marrëveshje ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë me qëllim të menaxhimit të kufijve.

Edhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Serbinë, Borisllav Stefanoviq, ka paralajmëruar të mërkurën mbrëma se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel dhe se një prej temave do të jenë edhe vendkalimet kufitare.

Në një prononcim për mediat në Serbi, Stefanoviq ka thënë se në bisedimet që ai ka zhvilluar me ndërmjetësin evropian, Robert Kuper, nëpërmjet një video-linku nuk është arritur zgjidhje për vendkalimet, por se bisedimet midis tyre do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje. Është shumë e vështirë. Serbia nuk mund të detyrohet që vendkalimet administrative t’i trajtojë si kufi shtetëror”, ka thënë Stefanoviq, i pyetur të komentojë deklaratat e Prishtinës se me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, Serbia do të njohë kufirin shtetëror të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)