Të gjitha mediat botërore shkruajnë për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë
Prishtinë, 26 mars - Deputetja Mimoza Kusari Lila rrëzimin e qeverisë që ndodhi dje e ka quajtur maskaradë politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Kusari Lila përmes një shkrimi në facebook ka thënë së ashtu sikur e ka prezentuar në fjalimin e saj dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.
"Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe."
"Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë."
"Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj", ka thënë deputetja Kusari Lila .